Anglia anulon Superligën e femrave.
Superliga e femrave në Angli (ËSL) ka përfunduar më herët për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Kampionati elitarë i femrave do të ketë kampionen, rënien e ekipeve dhe kualifikimin në Evropë të vendosur në bazë të “meritës sportive”, konfirmoi Federata e Futbollit në një deklaratë të hënën, transmeton lajmi.net.
Ende nuk është deklaruar se si do të përcaktohet “merita sportive”, me Manchester Cityn dhe Chelsean që kanë pretendime për kampionatin.
City ishin liderët e ligës kur fillimisht sezoni u shty në mars, megjithatë Blutë do të renditeshin në vendin e parë nëse ligat përcaktohen nga pikë për lojë (PPG) – pasi kanë një ndeshje më pak.
Liverpool do të bie nga liga, me pozicionin e tyre të njëjtë si në renditjen aktuale ashtu edhe me PPG, ndërsa Aston Villa do të promovohej teksa udhëheqin kampionatin e nivelit të dytë.