Anulohet transferimi i Griezmann te Barcelona? Arsyeja do t’iu befasojë

18:38 | 24 Korrik 2019

Ka mundësi që të anulohet transferimi i Griezmann te Barcelona.

Antoine Griezmann po përballet me një situatë të pazakontë.

Transferimi i reprezentuesit të Francës nga Atletico Madrid te Barcelona mund të anulohet sipas presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Barcelona pak ditë më parë zyrtarizoi transferimin e Griezmann nga Ateltico Madrid pas një sage të gjatë transferimi mes klubeve.

Katalanët pritën 1 korrikun që klauzola e lojtarit që zbresë në 120 milionë euro për ta transferuar, por skuadra e Atletico Madridit pretendon se një marrëveshje transferimi është arritur para se klauzola të pësonte rënie.

E për këtë, Atletico Madrid ka paraqitur një ankesë në La Liga.

“Është e mundur të bllokojmë transferimin e një lojtari”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.

“La Liga do të duhet të vendos se çfarë drejtimi t’i jap kësaj”.

Komento: