AP shkruan për kurthin që i ngritën komedianët rusë Kurtit, lajmin e merr edhe Washington Post

22:38 | 26 March 2025
ap-shkruan-per-kurthin-qe-i-ngriten-komedianet-ruse-kurtit,-lajmin-e-merr-edhe-washington-post

Mediat ndërkombëtare po raportojnë sesi kryeministri ra në një prank të dy komedianëve rusë, duke pretenduar se po ishte presidenti i Letonisë

Mediumi “AssociatedPress”, duke cituar zyrën e kryeministrit, transmeton justifikimin e kabinetit të Kurtit që “Kurti ka pasur shumë telefonata në rastin e fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, sa kanë pasur të pamundur të verifikojnë në detaje çdo telefonatë”.

AP, tregon edhe për përmbajtjen e bisedës, duke thënë se është folur edhe për Serbinë e Rusinë.

Këtë lajm e ka marrë edhe gjiganti mediatik “WashingtonPost”, duke raportuar për grackën në të cilën ra Kurti.

Komento:
loading