Apel për ndihmë: Andi po lufton me një sëmundje të rëndë

19:02 | 04 Shkurt 2026

Një apel humanitar është bërë publik nga Shoqata “Gjurmet e Pejës”, e cila ka njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të Andit, një i ri nga Peja që po përballet me një sëmundje të rëndë gjenetike.

Sipas njoftimit, Andi që nga dita e diel ndodhet pa vetëdije dhe aktualisht është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet me aparatura mjekësore, i intubuar dhe nën sedativë, për të parandaluar dëmtime të mëtejshme në tru.

Familja, përmes babait të tij Astrit Begolli – Polaki (tel: 049 559 949), ka bërë të ditur se mjekët kanë rekomanduar që Andi të dërgohet urgjentisht në Tiranë, tek profesori Mentor Petrela, për vendosjen e diagnozës përfundimtare dhe përcaktimin e hapave të mëtejmë të trajtimit në Spitalin Amerikan 3.

Përballë kostove të larta të trajtimit, Shoqata “Gjurmet e Pejës” ka bërë thirrje për ndihmë financiare nga qytetarët dhe bizneset.

Kontributet mund të bëhen në zyrat e shoqatës, të vendosura pas Delta Marketit në Pejë, si dhe përmes llogarisë bankare në NLB Bank:
IBAN: XK05 1706 0177 0001 3563.

Nga shoqata bëhet e ditur se për çdo donacion do të lëshohet dëshmi zyrtare për shumën e dhuruar.

Komento: