
Të nderuar qytetarë të Kosovës, të dashur mërgimtarë kudo që jeni,
Ajup Ejupi nga fshati Zym i Dragashit ka pësuar një sulm të rëndë në tru, dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është kritike. Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi i menjëhershëm të bëhet në një klinikë të specializuar në Shkup, ku ai mund të marrë ndihmën e duhur për të shpëtuar jetën.
Fatkeqësisht, shuma që kërkohet për trajtimin është 35.000 euro, një shumë e paarritshme për familjen e Ajupit, e cila përballet me kushte të vështira ekonomike dhe nuk ka mundësi ta përballojë këtë barrë të rëndë.
Prandaj, bëjmë thirrje zemrës dhe solidaritetit të çdo shqiptari në Kosovë e më së shumti në mërgatën tonë të lavdishme – të kontribuojmë secili sipas mundësisë, që të shpëtojmë jetën e një njeriu që ka nevojë për ne më shumë se kurrë!
Çdo ndihmë, qoftë e vogël apo e madhe, është një hap drejt jetës!
Për grumbullimin e të hollave janë personat:
NESIM QAFLESHI -Bellobrad 044 433 966
RESHAT SELE – ZYM 044 203 728
ILIR BAJRAMI – ZGATAR 049 114 776
LIRIM RAMADANI – BRRUT 049 233 411
Nesim Qafleshi
Reshat Sele