Kosovarët po e vizitojnë me pak Shqipërinë pas vendosjes së pagesës për kalimin nëpër Rrugën e Kombit.
Tarifa prej pesë eurosh për kalim në Rrugën e Kombit duket se ka dhënë efektin e saj.
Kjo tarifë ka filluar të aplikohet më 17 shtator, gjatë të cilit muaj kanë hyrë në Shqipëri 265.148 shtetas të Kosovës, ndërkohë që në muajin pasardhës kanë hyrë në Shqipëri 79.631 persona, ose 185.517 persona më pak, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një tkurrje të ndjeshme prej 27%, ose rreth 25 mijë persona më pak.
Edhe në tetor numri i tyre kishte rënë me 11%, ose 15 mijë persona më pak, pra 40 mijë hyrje më pak të shtetasve nga Kosova vetëm për dy muaj. Përjashtuar tetorin dhe nëntorin, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë.