Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit

13:51 | 16 Maj 2022

Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë thirrje Komitetit të Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të radhës.

Sipas Abraham ka ardhur koha për të vepruar dhe se është momenti i duhur që duhet të përdoret tani.

“Koha për të vepruar: I bëj thirrje Qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, që mbahet të premten. Ky është momenti i duhur që duhet të përdoret tani”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova javën e kaluar dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Komento: