Apostolova i shkon në zyre Haradinajt, ja çka u bisedua

12:09 | 07 Maj 2019

Nataliya Apostolova është takuar sot me Ramush Haradinajn.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Shefi i ekzekutivit tregoi se me zyrtaren e BE-së biseduam për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova biseduam për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe në avancimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: