Apostolova zbulon çka po e rrezikon gjyqësorin në Kosovë

16:39 | 02 April 2019

Natalyua Apostolova thotë se mungesa e përkthyesve po rrezikon gjyqësorin në Kosovë.

Përkundër arritjeve, sistemi gjyqësor i Kosovës vazhdon të përballet me shumë probleme, si ai i mungesës së përkthyesve dhe mungesa e integrimit të pakicave në gjyqësor. Kështu tha shefja e Zyrës së BE-s në Kosovë, Natalyia Apostolova në tryezën e rrumbullakët “Mundësi të barabarta për komunitetet jo-shumicë në gjyqësor”.

Ajo deklaroi se Kosova ka arritur përparim dhe konsolidim në të drejtat e njeriut. Apostolova tha se gjyqësori në Veri është një arritje tjetër, por theksoi se ende ka disa mungesa thelbësore.

“Ka mungesë të përkthyesve. Hendeku mes gjuhëve është duke u rritur dhe kjo rrezikon sektorin gjyqësor dhe rrezikon Kosovën që të ketë një sistem gjyqësor monogjuhësor. Është e qartë se derisa në letër të drejtat e pakicave janë të mbrojtura mirë, kjo nuk implementohet ende. Problemi i integrimit të pakicave në gjuhësor është problem. Një çështje që politikanët në Kosovë duhet të adresojnë është qasja në drejtësi. Zyra ime qëndron e gatshme që të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme”, tha ajo.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se krijimi i mundësive të barabarta për komunitetet jo shumicë në gjyqësor janë thelbësore për një gjyqësor të mirë. Ai foli edhe për qëllimin e kësaj tryeze, ku tha se synohet të zhvillohet edhe më tej ajo që është arritur deri më sot.

Sipas tij, është një nevojë e posaçme dhe obligim i qartë që komunitetet të mbeten të angazhuara në fushën e gjyqësorit. Ne shpresojmë se Italia, një eprspektivë negative, nuk do të jetë referencë as për Kosovën dhe askë tjetër.

“Zbatimi i sundimit të ligjit është çelësi për zhvillim të Kosovës, dhe pastaj funksionimi i gjyqësorit është i lidhur me nxitjen e krijimit të një regjistri pozitiv në gjyqësor dhe mundësitë për komunitetet janë kyçe në arritjen e qëllimeve të Kosovës. Ka përgjegjësi në ndjekje të këtij qëllimi. Sistemi gjyqësor dhe sundimi i ligjit janë kyç dhe kompetent themelore të standardeve të BE-së, sepse janë bazë e integrimit evropian. Nëse BE kërkon, në anën tjetër kontribuon në përforcimin e gjyqësorit përmes bashkëpunimit”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u shpreh se nga viti 2008 kur ka pasur gjykata funksionale në veri të Kosovës, viti 2017 shënon një epokë të re për sistemin e drejtësisë.

Ai përmendi disa nga të arriturat që sipas tij janë bërë në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, teksa tha se pako e ligjit të gjyqësorit mundëson fleksibilitet të degëve të gjykatave edhe në komuna të vogla.

“Kjo ka qenë një nga marrëveshjet më të rëndësishme që është arritur me Serbinë në Bruksel edhe pse ka pasur shumë sfida. Tani kemi një ambient më të mirë për qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës. Komuniteti jo shumicë ka pasur një vend shumë të rëndësishëm në agjendën e pakos sonë. Tashmë gjyqtarët dhe prokurorët që punojnë në veri vijnë nga komuniteti serb që iu mundëson qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të mirë”, tha ai.

Komento: