Apple të interesuar për ta blerë Manchester United

15:32 | 24 November 2022

Manchester United do të mund të këtë shumë fonde në disponimin e tyre, më shumë se Manchester City dhe Newcastle pasi që gjigantët teknologjik Apple po shikojnë që ta blejnë atë.

Gjigantët e teknologjisë, Apple janë të interesuar për ta blerë Manchester United për 5.8 miliardë funte.

Pronarët e United, Glazers, kanë vendosur për ta shitur klubin – pasi që tifozët janë ata të cilët vazhdimisht janë duke protestuar kundër tyre.

Miliarderët amerikan do ta shesin klubin për ofertuesin më të madh dhe shefat e Apple kanë shprehur dëshirë për të diskutuar një marrëveshje blerje eventuale.

Apple është kompania më e madhe në botë e teknologjisë, me të ardhura vjetore për rreth 326 milionë funte dhe ka pasur rrjet qarkullimi këtë muaj në shumën 2 trilion.

Kompania me bazë në Kaliforni nuk ka përvojë në pronësi të klubeve të futbollit të madhësisë së United.

Por, CEo, Tim Cook po shikon mundësitë që të jetë pronar i United dhe do të fillojë bisedimet me bankat e involvuara për ta shikuar blerjen e tij, të cilat janë pjesë e “The raine Group”. Pjesë e planit të Cook është përfshirja e financimit të Apple të një stadiumi tepër artistik që do të ishte më i miri në botë.

Glazers fillimisht kanë kërkuar 8.25 miliardë funte, një gjë që e kishte shpalosur për herë të para Daily Star Sport, por kjo shifër është jo reale për tregun e tanishëm dhe klubi nuk kushton aq.

Nëse Apple arrin marrëveshje për ta blerë, United do të jetë klubi më i pasur në Botë.

Vlera e Apple është dyfish më e madhe së sa e pronarëve të Manchester City, Newcastle dhe Paris Saint-Germain.

Glazers e blen United më 2005 por që nga ajo kohë ata nuk janë fare të popullarizuar tek “Djajtë e kuq”.

Pika e kthesës erdhi pasi klubi u përfshi në Super Ligën e dështuar të Europës dhe kritikat që u bën mandej. Glazers do ta kalojnë muajin e ardhshëm në bisedime me palët e interesuara duke bërë një listë të ngushtë të blerësve, e ku serioz konsiderohet edhe miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe.

Komento: