Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, prijnë nga Gjermania e Zvicra

13:45 | 17 Maj 2026
aprovohen-rreth-100-mije-kerkesa-per-votim-jashte-kosoves,-prijne-nga-gjermania-e-zvicra

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë, sot, më 17 maj 2026.

Në bazë të të dhënave, “nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani (e diel, 17 maj 2026, ora 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 117,246 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 99,498, ndërsa 7,621 të tjera janë refuzuar dhe 10,059 janë në pritje për shqyrtim”, konfirmoi Elezi.

“Nga 99,498 aplikime të aprovuara, 22,955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 73,953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha ai.

Komento: