Aprovohet kërkesa, Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

12:40 | 22 Gusht 2023
aprovohet-kerkesa,-mitrovica-e-veriut-anetaresohet-ne-asociacionin-e-komunave-te-kosoves

Mitrovica e Veriut tashmë është pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kërkesa e saj, e bërë më 30 qershor, u aprovua unanimisht të martën nga anëtarët e Kuvendit të AKK-së.

Këtë e konfirmoi për Front Online, Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv në këtë organizatë.

“Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës”, tha shkurtimisht ai për Front Online.

Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte marr vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Vendimi në fjalë u morr gjatë një seance të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përmes një kërkese zyrtare muaj më parë kishte kërkuar që komuna që ai udhëheq të anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës – organizatë joprofitabile, që i përfaqëson interesat e përgjithshme të autoriteteve lokale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është formuar në vitin 2001 pas zgjedhjeve të para demokratike komunale. Themelimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbështetur në nenin 10 të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale në kuadër të Këshillit të Evropës.

Komento: