Aprovohet marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite

14:26 | 28 Maj 2025
aprovohet-marreveshja-ne-fushen-e-sherbimeve-te-transportit-ajror-kosove-arabi-saudite

Është aprovuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite.

Siç bën të ditur ambasada e Kosovës në Riad, miratimi i saj nga ana e Arabisë Saudite u bë të martën.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”.

Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

 

Komento: