Arabët e çelin kuletën, i bëjnë ofertë të çmendur Mourinhos

11:03 | 06 April 2023

Sheikët arabë zakonisht investojnë në futbollin evropian, mbi të gjitha në Angli.

Por, së fundmi ata po mendojnë ta përforcojnë ligën vendore.

Klubi Al-Nassr e transferoi Cristiano Ronaldon, i cili po paguhet plot 200 milionë euro.

Kurse, rivali i këtij klubi, Al-Hilal është i gatshëm t’ia ofrojë Lionel Messit një rrogë të jashtëzakonshme vjetore prej 400 milionë eurosh vetëm për ta bindur që të zbarkojë në Lindjen e Mesme.

E tash, mediat e huaja shkruajnë se arabët e kanë çelur kuletën edhe kur bëhet fjalë për trajnerët.

Sipas tyre, Jose Mourinho është bërë objektiv i ri i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.

Për “Special One” është bërë gati një kontratë dyvjeçare, periudhë në të cilën do t’i merrte 120 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse trajneri portugez do ta lë Romën gjatë verës për të përfunduar edhe ai në Arabinë Saudite.

Komento: