Aramco gjiganti shtetëror saudit i naftës, me fitim rekord

15:44 | 12 March 2023

Gjiganti shtetëror saudit i naftës, me fitim rekord prej 161 miliardë dollarësh për vitin 2022.

Gjiganti saudit i naftës “Aramco” ka njoftuar një fitim rekord prej 161.1 miliardë dollarësh për vitin 2022, i ndihmuar nga rritja e çmimeve të energjisë.

Ajo përfaqëson një rritje prej 46.5% për kompaninë shtetërore, krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo është firma e fundit energjetike që raporton fitime rekord, pas rritjes së çmimeve të energjisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“ExxonMobil” i Amerikës fitoi 55.7 miliardë dollarë dhe “Shell” i Britanisë raportoi 39.9 miliardë dollarë fitim, shkruan BBC.

“Aramco” deklaroi gjithashtu një dividend prej 19.5 miliardë dollarësh për tremujorin tetor-dhjetor 2022, që do të paguhet në tremujorin e parë të këtij viti.

Shumica e shumës do t’i shkojë qeverisë së Arabisë Saudite, e cila zotëron gati 95% të aksioneve në kompani.

Komento: