Araujo sqaron vendimin për t’iu nënshtruar operimit

10:23 | 27 September 2022

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka sqaruar vendimin e tij për t’iu nënshtruar një operacioni.

Lojtari u lëndua në një paraqitje me kombëtaren e Uruguait dhe tani do të jetë jashtë fushave për një periudhë të konsiderueshme.

Vendimi i tij për t’iu nënshtruar operimit nxiti shumë reagime. Lidhur me këtë, ai ka dhënë disa komente, për të shmangur thashethemet.

“Dua ta bëj të qartë arsyer pse erdha deri te ky vendim, për të shmangur spekulimet. E dua vendin tim dhe e dua klubin tim. Pas shumë konsultave me profesionistë të ndryshëm, ne vendosëm se është më së miri të intervenojmë me operim”, ka shkruar Araujo në rrjetet sociale, përcjell lajmi.

“Nuk ka të bëj me të zgjedhurit e njërës skuadër para tjetrës, por për shëndetin tim dhe të kthehem në 100% sa më shpejtë të jetë e mundur. Personalisht, këto janë kohë të vështira dhe dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë. Me besim dhe punë të fortë, unë do të bëj më të mirën për t’u kthyer në skuadër sa më shpejtë të jetë e mundur”, shtoi mbrojtësi.

Araujo do të humb Kupën e Botës dhe mund edhe të ketë luajtur ndeshjen e fundit për vitin 2022.

Komento: