Arbana bën urim të veçantë për pavarësinë e Kosovës

11:50 | 17 Shkurt 2024

Moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani ka shkruar fjalë zemre për pavarësinë e Kosovës.

Duke uruar me të mirat për vendin tonë ajo ka bashkangjitur fotot me disa nga figurat me të dashura për publikun shqiptarë si Vjosa Osmani, Ylli Limani, Capital T, Adriana Matoshi, Fifi.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë, ky vend që ndër vite, më ka falur kaq shumë dashuri, dhe kaq shumë miq të mirë.
Gëzuar disa prej njerëzve më punëtorë e më frymëzues që njoh. Gëzuar të gjithë popullit të Shqipërisë tjetër, kudo janë, e lumtur që ditë pas dite jemi gjithmonë e më pranë” është shprehur ajo.

Andaj për këtë veprim e komplimentuan shumë artistë të tjerë, shkruan Kosovarja.

Komento: