Arbana Osmani largon unazën e fejesës nga gishti, kjo është arsyeja

15:55 | 06 Dhjetor 2025

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një detaj të vogël në një foto të postuar së fundmi.

Në imazhin ku ajo shfaq petullat e sapobëra, vihet re se unaza e fejesës ndodhet mbi tavolinë, e jo në gishtin e saj.

Ky detaj ka shtyrë fansat të pyesin për arsyen, ndërsa Arbana e ka zbuluar vetë të vërtetën: gjatë gatimit, ajo preferon t’i heqë unazat për t’u ndjerë më e lirë dhe për të ruajtur pastërtinë e bizhuterive.

Me thjeshtësinë që e karakterizon, Arbana tregoi edhe një herë se pas ekranit është një njeri krejt i zakonshëm, që i përkushtohet kuzhinës dhe gjërave të vogla të përditshmërisë.

Komento: