Arbana Osmani zbulon çka do të ndodhë sonte në “Ferma VIP”

20:32 | 17 Prill 2026

Prezantuesja Arbana Osmani ka ndarë në InstaStory një pjesë nga skenari i mbrëmjes së sotme të spektaklit “Ferma VIP”. Ajo ka dhënë një sinjal të shkurtër për zhvillimet që pritet të ndodhin gjatë natës, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Nga ajo që është bërë e ditur, episodi i radhës pritet të ketë dinamika të reja brenda fermës dhe momente që do të ndikojnë në rrjedhën e garës, shkruan “Kosovarja”.

Produksioni vazhdon të mbajë të fshehta elementet kryesore, duke ruajtur surprizën për publikun.

Ky reality show tashmë ka një personazh të padiskutueshëm, shkrimtaren Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen me praninë dhe qëndrimet e saj në program. Ajo mbetet një nga figurat më të komentuara brenda formatit.

Komento: