Arbana pyetet ‘pse rri me nerva gjatë gjithë kohës’, kjo është përgjigja e saj

20:41 | 08 Janar 2023

‘Pse rri me nerva gjatë gjithë kohës?, Arbana Osmani ka një përgjigje për të gjithë.

Teksa Arbana Osmani ka publikuar në rrjete sociale foto nga looku i mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP”, ndjekësit kanë shpërthyer në komente.

Një prej tyre i ka shkruar moderatores: Moj Arbana, si ka mundësi që këtë vit rri me nerva gjatë gjithë kohës? Na mungon ai pozitiviteti që jepje vitin e kaluar.

Në fakt janë të shumtë ndjekësit që kanë po këtë pyetje, të cilës Arbana nuk ia ka kursyer një përgjigje.

“Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze, nuk do të thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjetër do të jem njësoj. Po ju, nga vjet kujtoni finale, se ajo ishte e fundit dhe finalet janë gjithmonë të bukura. Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e zhbëj dot edhe sikur të dua”, ka replikuar ajo.

Komento: