Arbana Xharra del krah Adriana Matoshit: Kush po të gjykon? Një popull i shtypur, të konsideruar qytetarë të dorës së dytë

19:23 | 31 Tetor 2020

Ish-gazetarja e njohur, Arbana Xharra, ka dalë në mbrojtje të aktores Adriana Matoshit e cila së fundi pranoi lidhjen me futbollistin afrikan.

Aktorja konfirmoi së fundmi lidhjen e saj me 21-vjeçarin afrikan, Keith Groeneveld, për të cilin thotë se përkundër diferencës së madhe në moshë dhe nacionalitetit tjetër që kanë, ajo ndjehet shumë e lumtur në krahët e tij.

Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj i ri (Foto: YouTube)

Xharra e cila dikur ka qenë kritikuese e madhe e ngjarjeve politike në vend përmes statuseve të saj në Facebook, kësaj here ka shkruar në mbështetje të aktores, duke çmuar lartë vlerat e saj si artiste.

Adriana Matoshi reagon pas komenteve të shumta që mori për lidhjen e saj të re me 21-vjeçarin afrikan, Keith Groeneveld

Ajo ka shkruar se Adriana nuk duhet të gjykohet, aq më tepër nga një popull siç e citon ajo “të shtypur historikisht, të trajtuar çnjerëzisht e të konsideruar si qytetarë të dorës së dytë”.

“Adriana Matoshi eshte nje prej aktoreve me te mira qe ka Kosova. Ajo eshte shperblyer shume here me cmime te rendesishme nderkombetare duke na bere krenare me paraqitjet e saj. Ajo eshte nje nene e mrekullueshme, grua e suksesshme, person me zemer te madhe qe din me dhane dashni e plote energji pozitive.

Per fat te keq, ajo jeton ne nje shoqeri te prapambetun deri ne ate shkalle sa qe duhet me dale e me e arsyetu lidhjen e saj me nje futbollist me ngjyre. E kush po e gjykon Adrianen? Nje popull i shtypun historikisht te trajtuar çnjerezisht, te konsideruar qytetare te dores se dyte…Duke jetu ne terr, te ngulfatun prej shpirtngushtesise.

Veshja, e selfit jane vec nje luster e rrejshme e stagnimit tane shoqeror. Ne dekadat e fundit grate shqiptare kane qene suksesi me i madh ne tana fushat; politike, sport, art…E grate vazhdojne me qene me te gjykuara, duke jetu ne terror psikologjik. Ne e kemi ne dore me e ndryshu kete realitet, tu mos e ca kryet per poshtersite e rrethit ku jetojme. Adriana vazhdo me jetu jeten tande e lumtur e pozitive”, ka shkruar Arbana Xharra në Facebook.

Të njëjtin status, aktorja Adriana Matoshi e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar kështu se u ndje e lehtësuar nga përkrahja që mori nga gazetarja, e cila prej tri vitesh i është futur edhe rrugës së politikës.

Komento: