Arben Ahmeti fton Ramiz Lladrovcin në debat me Bislim Zogajn

10:56 | 03 Shtator 2025
Arben Ahmeti fton Ramiz Lladrovcin në debat me Bislim Zogajn

Drejtori i përgjithshëm i televizionit Kanal10, Arben Ahmeti, ka ftuar publikisht kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një debat televiziv me Bislim Zogajn, në emisionin “Adresa”.

Kjo ftesë ka ardhur pas një postimi publik nga Bislim Zogaj, ku ai shprehu gatishmërinë dhe dëshirën që të përballet në debat të hapur me Lladrovcin, në një format të drejtpërdrejtë mediatik.

Zogaj, një figurë e njohur publike dhe ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka qenë shpesh kritik ndaj udhëheqjes komunale në Drenas, duke shfaqur qëndrime të drejtpërdrejta dhe kërkesa për transparencë e përgjegjësi publike.

Përballja mes dy figurave pritet të sjellë në pah çështje të rëndësishme lokale dhe politike në Drenas, veçanërisht në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë dhe opinioni publik kërkon më shumë debat dhe llogaridhënie./Gazeta10

Komento: