Arben Gashi: Krizat institucionale në Kosovë vijnë nga mungesa e kompromisit politik

12:30 | 12 Mars 2026
arben-gashi:-krizat-institucionale-ne-kosove-vijne-nga-mungesa-e-kompromisit-politik

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se krizat e përsëritura institucionale në Kosovë lidhen me moskuptimin e kompromisit si themel i shtetit.

Sipas tij, vetë shtetësia e Kosovës është ndërtuar mbi një kompromis historik dhe politik, ide e artikuluar në vitet ’90 nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili e kishte konsideruar pavarësinë si kompromisin e shqiptarëve për liri.

Gashi theksoi se edhe Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi këtë logjikë, duke përfshirë mekanizma që kërkojnë bashkëpunim dhe konsensus politik. Megjithatë, sipas tij, politika kosovare shpesh e sheh kompromisin si dobësi dhe jo si përgjegjësi shtetformuese, gjë që po prodhon bllokada dhe kriza të vazhdueshme institucionale./Gazeta10

Komento: