Arben Gashi: Kurti të na raportojë për gjendjen në veri dhe raportet me SHBA

11:35 | 02 Qershor 2023

Gashi: Kurti të na raportojë për gjendjen në veri dhe raportet me SHBA.

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e ftuar nga LDK dhe partitë tjera opozitare, për të diskutuar për situatën e tensionuar në veri të vendit dhe raportet me aleatët e Kosovës pas këtyre tensioneve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se LDK ka ftuar këtë seancë që Kryeministri Kurti të raportojë për gjendjen në veri të vendit, por edhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila u tregua e ashpër ndaj Kurtit dhe sanksionoi Kosovën përmes largimit të Kosovës nga ushtrimi i aleatëve të NATO’s, “Defender 2023”.

“Kryeministri të raportojë për gjendjen në veri dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Gashi.

Seanca po vazhdon me raportimin e kryeministrit Kurti.

Komento: