
Kuvendi i Kosovës po diskuton rreth mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se Albin Kurti ka ambicie të sëmura politike.
“Mjaft më kryeministër, mania juaj për dominim politik përfundon këtu. Nuk mund të veprosh krye në vete, mundesh po shkarkohesh, po citoj fjalët tua. Kosova nuk është tokë e braktisur, ku ju mund të keni ambiciet tuaja të sëmura politike”, ka thënë Gashi.
Pastaj ka reaguar kryeministri Kurti.
“Nuk e kuptoj pse keni nevojë të fyeni, ambicie të sëmura, pse po flisni kështu”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ‘sa të ëhstë populli gjallë do të ketë rezistencë ndaj të keqijave’.