Arben Gashi thotë se opozita duhet fizikisht ta bllokojë Kuvendi

23:01 | 27 Prill 2026

Ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Përmes një postimi në facebook, Gashi u shprehë se në këto rrethana, opozita ka detyrimin politik dhe institucional të reagojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë kundërshtimin e fortë brenda Kuvendit dhe kërkimin e përgjegjësisë kushtetuese duke bllokuar fizikisht Kuvendin

“Ky është një rast i qartë i një çështjeje të gjykuar tashmë, e njohur në të drejtën kushtetuese si res judicata.

Çdo tentim për ta anashkaluar këtë parim themelor të drejtësisë përbën cenim serioz të rendit kushtetues dhe krijon një precedent të rrezikshëm institucional.

Në këto rrethana, opozita ka detyrimin politik dhe institucional të reagojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë kundërshtimin e fortë brenda Kuvendit dhe kërkimin e përgjegjësisë kushtetuese duke bllokuar fizikisht Kuvendin.

Shteti i së drejtës nuk negociohet dhe nuk relativizohet sipas interesit politik të momentit”, ka shkruar Gashi.

Komento: