Arben Gashi tregon pse LDK-ja lëshoi sot sallën e Kuvendit

18:21 | 03 October 2022

LDK-ja lëshoi sallën sot, Arben Gashi publikon videon: Qe pse.

Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka sqaruar largimin nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovë.

Në videon e ndarë nga seanca e sotme në Kuvend, Gashi thotë se “ne kemi më shumë se 4 orë që kemi kuorum për vendim dhe kuvendi nuk po voton”.

Gashi shtoi se si Grup Parlamentar e shohin të paarsyeshme që të vazhdojnë të marrim pjesë në seancë duke pasur parasysh këtë sjellje ku u pamundësohet që disa orë të votojmë mbi bazën e vullnetit të lirë të deputetëve duke pritur që pushteti t’i bëjë 61 deputetë.

“E palogjikshme, jodemokratike e paarsyeshme. Në momentin që kuvendi i ka 61 deputetë, është detyrë e kryetarit të parlamentit të fillojë seancën dhe kuvendi të vendosë me votë të lirë. Grupi Parlamentar i LDK-së largohet nga salla”, theksoi ai.

Komento: