Arben Gashi, VV-së: Po vazhdon paranoja e sharrave dhe shpatave

12:17 | 28 Dhjetor 2020

Gashi, VV-së: Po vazhdon paranoja e sharrave, thi.kave dhe shpatave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, në fjalimin e mbajtur në seancën ku pritet të votohet buxheti i vitit 2021.

Gashi tha se Vetëvendosje po vazhdon me paranojat e sharrave thi.kave dhe shpatave.

“Paranoja e sharrave, e thi.kave dhe shpatave mbi torte po vazhdon. Këto paranoja po e shkatërron këtë vend. Ky popull nuk do t’i nënshtrohet paranojave të juaja. Paranoja se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta zhbëjë shtetin e Kosovës ka lindur nga ju”.

Sipas tij Vetëvendosje me veprimet e saj po shikon të nxjerrë ndonjë votë “Facebookiane”.

“Këto paranoja do të ju mbesin në fyt. Interesi i juaj është aty ku ka një votë Facebookiane. Paranoja e juaj se në buxhet hapen tendera dhe ndërtohen rrugë është e gabuar. Asnjë qeveri në detyrë nuk ka shpall tendera”.

Shefi i deputetëve të LDK-së shtoi se qëllimi i votimit të buxhetit është që punëtorët e sektorit publik të mos mbesin pa paga.

“Ju britni dhe klithni. Por, këto britma dhe klithma janë klithma janë të dëshpërimit. Interesi është që mësuesit të kenë paga pas datës 28 shkurt. Policët, mësuesit dhe mjekët të kenë paga pas datës 28 shkurt. Paranojat e linçimit nuk më trembin mua. Unë përballem me secilin dhe me tërë së bashku”.

Komento: