Arben Krasniqi emërohet sekretar në Zyrën e Kryeministrit

12:38 | 27 November 2024
arben-krasniqi-emerohet-sekretar-ne-zyren-e-kryeministrit

Arben Krasniqi, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u përmend se për këtë pozitë janë propozuar tre kandidatë.

“Propozim vendimi është në harmoni të plotë me dispozitat ligjore për zyrtaret publik dhe i njëjti është diskutuar me institucionet përkatëse dhe përmbush kërkesat procedurale për t’iu nënshtruar vendimmarrjes në këtë mbledhje të Qeverisë. Me këtë rast kërkoj nga kabineti qeveritar që ta miratoni propozim vendimin e Komisionit për emërimin e Arben Krasniqit si sekretar i Përgjithshëm i ZKM-së”, tha ministri Xhelal Sveçla.

Komento: