Arben Vitia paralajmëron valë të re të pandemisë në Kosovë: “Është e pashmangshme”

18:01 | 14 Korrik 2021

“Është e pashmangshme”, Arben Vitia paralajmëron valë të re të pandemisë në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas mbledhjes së qeverisë është deklaruar për media..

Vitia ka folur edhe për gjendjen me pandeminë COVID-19, me çrast ka thënë se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme për vendin.

Ai ka thënë se variant Delta po dominon tashmë në shumë shtete dhe se ky variant mund të dominojë edhe në Kosovë.

“Është një variant jashtëzakonisht i rrezikshëm. Varianti Delta po dominon në disa pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Me paraqitjen e dy rasteve te ne, ne kemi frikën që shumë shpejtë do të dominojë edhe te ne. Përhapja është aq e frikshme, por të gjitha masat e përdorura deri tani kanë treguar se përkundër që mund ta ngadalësojnë përhapjen mund ta ndalin atë. Një valë e re në gusht, shtator, tetor, në çfarëdo varianti dhe çfarëdo masa mund të ngadalësohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka vaksina të certifikuara dhe ato janë të sigurta.

“Lajmi i mirë është nga shtetet që kanë kryer me sukses vaksinimin dhe tregon se të gjithë ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Delta. Vaksinohuni kundër COVID-19. Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka vaksina të aprovuara nga EMA, vaksinat janë të sigurta”, ka shtuar ai.

Komento: