Arben Vitia pritet të dorëhiqet sot.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media në orën 11:00.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Vitia sot do të ofrojë dorëheqjen nga posti i ministrit së Shëndetësisë.
Po ashtu, burimet kanë thënë më tej se vendin e tij do ta zë zëvendësministrja aktuale, Dafina Gexha.
Ndryshe, për konferencën e Vitisë ka njoftuar sot edhe Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Vitia do ta zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.