Fero sapo ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Bella”, në videoklipin e së cilës protagoniste është vetë gruaja e tij, Arbenita Ismajli, të cilës edhe ia ka kushtuar këngën.
Kjo nuk është hera e pare që Fero i kushton këngë dhe nuk heziton ta marrë “bella”-në e tij në projektet muzikore.
Ky videoklip vjen pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar kohëve të fundit rreth ftohjes së marrëdhënieve dhe një ndarjeje të mundshme të Feros me Arbenitën.
Mirëpo ky projekt e dëshmon totalisht të kundërtën.
Fero është siguruar që me këtë këngë dhe klip të hedhë poshtë të gjitha fjalët e liga dhe ta shprehë edhe një herë publikisht dashurinë që ndjenë për gruan e tij.
Se këta të dy janë të bekuar me njëri-tjetrin dhe se dashuria e tyre është në lulëzim, këtë më së miri e tregon klipi më poshtë. /ORAinfo/