Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e frikësuar nga ti – para Zotit e dimë kush është i drejti

23:14 | 23 October 2024

Modelja Arbenita Ismajli i ka reaguar ashpër ish-reperit Fero, pas deklaratave të këtij të fundit në Big Brother.

Fero gjatë paraqitjes në BBVK, ka deklaruar se vajza po qëndron me nënën e tij, duke folur për çështjen e kujdestarisë.

Lidhur me këtë dhe për shumë gjëra të tjera, Arbenita reagoi publikisht duke thënë se ajo vajzën e sheh vetëm gjatë vikendeve derisa gjatë javës qëndron me ish-reperin.

“Çfarë hipokrizie sinqerisht jam lodh! Unë jam ende me trauma dhe duke luftu për kujdestarinë e vajzës. E dikush i bon presion institucioneve dhe thotë se vajza i takon nënës kur unë vajzën, kur ky e ka marrë kujdestarinë dhe vajzën unë e shohë vetëm gjatë vikende”, ka reaguar modelja.

“Doli me gënjeshtra kinse unë e kam kidnapuar dhe falsifikuar dokumentet dhe mediet dolën e përkrahën pa asnjë dëshmi. Para publikut mund të dukesh mirë, por para Zotit e dimë kush është i/e drejtë/a. Unë ende jam e frikësuar prej tij, sepse vetëm unë e di se çfarë kam përjetuar dhe shumë mirë e kanë parë familjarët e tij, të cilët kanë qenë dëshmitarë dhe përsëri janë bërë bashkë kundër meje”, deklaroi e indinjuar Arbenita.

“Nuk duhet me qenë fetar për me i pa këto. Sa për fe, vij nga një familje me traditë fetare dhe të edukume. Mjaft me gënjeshtra dhe presione psikologjike”, pohoi mes tjerash.

Komento: