Arbenita sapo zbuloi një tipar të vajzës

21:14 | 18 Maj 2021

Kujt i ngjan vajza?

Arbenita Ismajli dhe Fero, kanë pak javë që janë bërë prindër për herë të parë.

Ata herë pas here kanë postuar në rrjetet sociale fotografi me të voglën e tyre, por pa e zbuluar portretin e saj.

Megjithatë, ditën e sotme modelja e njohur na tregoi tiparin më të bukur të Ninës, hundën e saj të vogël dhe me majë, njësoj si të modeles.

Por me këtë imazh, partnerja e Feros i ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin ndjekësve për të parë të plotë portretin e Ninës dhe për të mësuar se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.

Komento: