Arbenita shfaqet e mbuluar pranë Feros në Safari, kanë një mesazh për ‘sheikat’

12:09 | 04 Tetor 2022

Reperi nga Gjilani, Fero është një nga këngëtarët më të njohur.

Fero së bashku me bashkëshorten e tij, Arbenitën, në shumë aspekte marrin vëmendje me pozat e shumta që publikojnë.

Dyshja shumë herë kalojnë në lajm, duke pozuar në mënyra të ndryshme, shkruan ORAinfo.

Fero dhe Arbenita se fundmi po qëndrojnë për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata ndodhen në Safari nga ku janë shfaqur të mbuluar e të dashuruar.

“Habibi nuk mund të blesh atë që nuk shitet”, shkruan Arbenita në postim, duke aluduar se ndonjë sheik i ka bërë ofertë asaj.

Sidoqopftë çifti po duket se po i kalojnë ditët me të bukura pran njëri-tjetrit. /ORAinfo/

Komento: