
Gjatë debatit mes Mateos dhe Brikenës, në diskutim u përfshi edhe opinionisti Arbër Hajdari.
Kjo ndodhi pasi Brikena, kur kishte rastin për t’u shpjeguar, foli gjatë dhe askush nuk e ndërpreu.
Ndërsa kur filloi Mateo, Brikena e ndërpreu vazhdimisht, duke e bërë të pamundur që ai të sqarohej.
Arbri tha: “Ata po bëjnë një diskutim ku secili ka të drejtë të flasë sipas radhës. I’u dha fjala Brikenës, nuk e ndërpreu asnjë sekondë. Ndërsa kur iu dha fjala Mateos, ajo nuk ka ndaluar asnjë sekondë, dhe gjërat këtu në studio më kanë ardhur të turbullta. Pra, qëllimi është i qartë, qëllimisht që Mateo të dali sa më keq. Madje Mateo as nuk duhet të dëgjohet, sepse minimumi i asaj që ka ndodhur, çdo person ka të drejtë të flasë, dhe fakti që ti s’po e le, do të thotë që do ta nxjerrësh keq”.
Brikena ndërhyn: “Jo, më fal një sekondë”.
Arbri vazhdoi: “Jo Brikena, jo, sepse s’mund ta bësh. Tik e ditë, orë, minuta… këto gjëra mund t’i kishe sqaruar me Mateon. Nuk ka nevojë të më bindesh mua. Kur vime sot këtu në Prime dhe unë shoh një Brikena që nuk e lë asnjë sekondë të flasë, atëherë më bën të mendoj që ti do që ai të dali keq, dhe këtë nuk e lidh vetëm me të sotmen. Kjo marrëdhënie u komplikua pas Prime-it të kaluar, ku ndodhi një puthje e cila, në këndvështrimin tim, ka marrë gjithë kohën e mjaftueshme në një raport dashurie. Nuk ishte një puthje e nxituar që ndodhi për një javë apo dy javë. Sapo ka mbaruar Prime, unë do të shkoja të fle, por ti nuk mundesh si me “buton ndiz e fik” Mateon. Pasi i ke dhënë ti afrimitet, është normale që ai të të afrohet aty te krevati”.
