Jashari ka sqaruar se e para është përmes një marrëveshjeje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë, ai e ka vlerësuar këtë mundësi si të papërfillshme dhe të vështirë për t’u realizuar në të ardhmen.
“Ka vetëm dy rrugë për realizimin e kompensimit të dëmeve të luftës nga ana e Serbisë. E para, përmes ndonjë marrëveshje politike, në mes dy shteteve, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë, gjë që është shumë pak e besueshme që mund të ndodhë ndonjëherë, dhe e dyta, përmes detyrimit me forcë të shtetit serb që t’i kompensojë këto dëme”, ka thënë Jashari.
Në vazhdim, ai ka shtuar se Kosova dhe institucionet e saj aktuale nuk kanë fuqinë e nevojshme për të detyruar Serbinë që të paguajë për dëmet e luftës.
“Kosova dhe institucionet e saj, nuk kanë fuqi ta detyrojnë Serbinë, që ta bëjë një gjë të tillë. Ndoshta mënyra e vetme, për të arritur diçka në këtë drejtim, është detyrimi i Serbisë, përmes mekanizmave ndërkombëtare të drejtësisë, ose duke e kushtëzuar me mjete politike”, shprehet ai.
Në botë ka raste se si një vend është detyruar të ia paguaj një vendi tjetër dëmin e luftës, si Gjermania e cila akoma paguan për dëme të luftës.