Arbër Vokrri emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të ZKM’së.
Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.