Arbër Zeneli flet për prishjen e kontratën me Adana Demirspor: Nuk më dhanë asnjë pagë sa isha aty

21:47 | 24 Janar 2024

Arbër Zeneli në fillim të shtatorit kaloi te klubi i Supeligës së Turqisë, Adana Demirspor, por vetëm pas katër muajsh ai prishi kontratën me këtë klub, në mënyrë të njëanshme.

28-vjeçari ka thënë se kontrata është prishur pasi nuk ka marrë asnjë rrogë që kur ka kaluar në Turqi.

“Mendoj se të gjithë e dinë se si është. Kontrata është prishur, por ende ka disa çështje të vogla që duhet të zgjidhen. Është një proces ligjor. Ka shumë pjesë”.

Komento: