Arbër Zeneli nuk dorëzohet, po rikthehet fuqishëm nga lëndimi

18:20 | 13 Gusht 2019

Lëndimi i tij kishte tronditur tifozët e Kosovës.

Por futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është duke u rikthyer fuqishëm nga lëndimi.

Ai pas disa muajsh jashtë fushës tani thuajse është afër rikthimit të tij. Zenelin do të mund ta shohim së shpejti në fushë duke e treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Përmes publikimit të një video në rrjetet sociale, babi i Arbër Zenelit i tregon stërvitjet të cilat është duke i kryer futbollisti, e i cili duket se e ka marrë veten nga lëndimi.

Shikojeni edhe ju sa shumë ka përparuar këmba e Arbër Zenelit.

Komento: