Kosova ka barazuar mbrëmë më Bullgarinë në ndeshjen e parë kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me barazim fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova barazoi 1:1 me Bullgarinë.
Heroi i Kosovës sonte ishte futbollisti i Reims, Arbër Zeneli i cili shënoi golin e barazimit në Prishtinë.
Ndërkaq, tani po qarkullon një video në rrjetet sociale ku shihet momenti i gëzimit të familjarëve të mitrovicasit në tribuna.
Në videon e mëposhtme të bërë nga Indeksonline, mund ta shihni gëzimin e nënës së Zenelit dhe familjarëve të tij në tribuna, teksa shihet se nëna e tij edhe ‘shpërthen’ në lot.