Arbër Zeneli ka treguar dashurinë e tij për shokun e kombëtares, Valon Berishën.
Valon Berisha ka arritur së fundmi një marrëveshje me skuadrën e Reims, duke u transferuar kështu në Ligue 1.
Në skuadrën e Reims aktivizohet edhe ylli tjetër i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili po përkujdeset që Valoni të kalojë sa më lehtë në javët e para, deri në ambientim.
Një foto e publikuar në ‘Instagram’ nga Arbër Zeneli tregon se ky i fundit ka pritur Valonin në një darkë, për t’i uruar mirëseardhje.
Më poshtë ju sjellim fotografinë e publikuar nga Zeneli.