Arbër Zeneli zgjedhet futbollisti me i mirë i Kosovës

18:21 | 20 Dhjetor 2018

Kosova ka zgjedhur futbollistin me të mirë për vitin 2018.

Ylli i Hereenvenit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ai ishte lojtari më efikas për Kosovën në Ligën e Kombeve, si dhe i pari që realizoi hat-trick për Kosovën.

Xhevdet Shabani, lojtari i Dritës, është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës. Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në Televizionet, Radiot, Gazetat dhe Portalet.

Për sukseset me Dritën, trajneri më i mirë është shpallur Bekim Isufi.

Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha kanë ndarë çmimin për golashënuesin më të mirë të Superligës, me nga 13 gola.

Komento: