Arbërie Nagavci thotë se Isa Mustafa e zbuloi kush e prishi koalicionin

19:36 | 28 Korrik 2020

Arbërie Nagavci e komenton statusin e Mustafës, thotë se ai e zbuloi kush e prishi koalicionin.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka komentuar një status të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, pas përplasjeve mes deputetëve të partisë së tij dhe atyre të VV’së në Komisionin për Punë të Jashtme.

Ky ishte statusi i Mustafës:

Ndërkohë, kështu e ka komentuar Nagavci atë:

“Paska reaguar Kryetari i LDK-së, zt. Isa Mustafa për situatën e pakëndshme dhe joetike që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Ndoshta dikush mendon se e ka dënuar dhunën, jo nuk e ka bërë këtë. Nuk ka kërkuar as falje për qytetarët që përkundër se kanë shumë shqetësime për shkak të situatës me pandeminë, duhet të përballen me lajme si këto.”, ka shkruar Nagavci.

“Por, janë dy detaje tjera interesante që bien në sy në fjalinë e fundit të postimit dhe flasin shumë për zt. Mustafa dhe LDK-në: “Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?”’, shkruan tutje ajo.

Këto janë gjetjet e Nagavcit në statusin e Mustafës:

1. Gjithnjë kanë pasur në diskursin e tyre referime për ambasadorët, ndërkombëtarët, raportet e mira, pra janë fshehur gjithnjë pas tyre. Në postimin e fundit po i sulmon dhe ata.

2.E pranoi në fund se koalicioni me VV-në qenka prishur nga zt. Mustafa dhe LDK-ia e jo ashtu si na thoshin në muajin mars, se koalicionin e prishi Zt. Albin Kurti dhe LV me shkarkimin e zt. Agim Veliu.

“Këtë lloj gjuhe e këso lloj qëndrimesh vërtetë zor të kuptohen, Ndoshta vetëm disa “Akademikë” e kuptojnë njëri-tjetrin.”, përfundon ajo.

Komento: