Sa i pafat, lëndohet përsëri Arda Guler.
Super-talenti i Real Madridit, Arda Guler po tregohet mjaft i pafat.
Ylli i ri turk u rikthye së fundmi nga lëndimi që e la jashtë fushës së blertë që nga faza përgatitore.
Por, përfaqësuesi i ri turk u lëndua prapë në seancën e sotme stërvitore, shkruan Gazeta Express.
Dhe, sipas ekspertit të transfereve, Fabrizio Romano, futbollisti ofanziv mund të mungojë së paku tri javë.
Transferimi i Gulerit në “Santiago Bernabeu” bëri bujë të madhe gjatë verës pasi bëhet fjalë për një lojtar që pritet të bëhet i madh dhe që kishte shkëlqyer në fanellën e Fenerbahçes në edicionin e kaluar.
Por, deri tash 18 vjeçari s’ka mundur t’i tregojë vlerat e tij në Madrid jo për fajin e tij, por për shkak të lëndimeve