Ardhja e Ancelottit të Reali, Hazard me deklaratë të papritur

23:34 | 03 Qershor 2021

“Lajm i mirë për mua”

Eden Hazard e sheh si një mundësi të mirë për të ardhja e Carlo Ancelottit.

Belgu ka vuajtur me dëmtime të shumta që prej transferimit nga Chelsea, duke qenë vetëm hija e Hazardit që e njeh e gjithë bota.

Ai shpreson dhe beson se me Ancelottin gjërat mund të shkojnë më mirë për të, por edhe ekipin.

“Ancelotti e njeh shumë mirë këtë skuadër, këtë grup, qytetin gjithçka dhe besoj se do të arrijmë gjëra të mira së bashku. Nuk e njoh personalisht, or nga ajo çfarë kam dëgjuar është person i mirë dhe gjithmonë dëshiron të fitojë, gjë që e duam të gjithë”, tha Hazard.

“Do të kemi shansin të punojmë së bashku, është lajm i mirë për mua”.

Për 2 sezone, 30 vjeçari ka bërë vetëm 43 paraqitje, ka shënuar 5 gola.

Komento: