Mërgimtarët që janë nisur për në Kosovë, përveç pritjeve në pikat kufitare Kroaci- Serbi dhe Hungari-Serbi, po ballafaqohen edhe me pritje në kufirin Serbi-Kosovë, konkretisht në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardh.
Sipas burimet të KosovaPress-it, pritjen në këtë pikë kufitare janë deri në tri orë.
“Kolonat janë kryesisht nga pala serbe por ka edhe te pika kufitare e Kosovës”, thotë ky burim.
Ndërkohë në Merdare, pritjet janë nga 10 deri 15 minuta.Përndryshe, Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk është duke i funksionuar uebi që njofton çdo gjysmë ore për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.