Ardhja e Piatek në Milan, shkakton probleme për këtë lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ardhja e Piatek në Milan, shkakton probleme për këtë lojtar

15:37 | 20 Janar 2019

Higuai me shumë gjasë do të transferohet te Chelsea, pasi transferimi i Piatek nga Genoa te AC Milan është përfunduar plotësisht.

Sipas burimeve të Calciomercato.com, negociatat mes Bluve dhe Rossonerëve u përqendruan vetëm në Higuain, dhe jo Bakayoko përcjell ORAinfo.

Në fakt, takimi lidhur me të ardhmen e francezit është shtyrë deri në prill. Ndër nënshkrimet që erdhën verën e kaluar, mund të thuhet se Bakayoko ka qenë më i miri deri tani, prandaj Gattuso po shtyn për ta mbajtur lojtarin.

Maldini, duke folur për raportet në dhjetor, ishte shumë i qartë: shpengimi i Bakayoko shumë varet nga kualifikimi i Ligës së Kampionëve. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja kusht, pasi Rossonerët kanë ndërmend të kërkojnë një zbritje për klauzolën e blerjes prej 35 milion euro./ORAinfo/

Komento: