Ardian Gjini diskuton me Kryesuesin e Bordit të ZRRE-së për projektet strategjike në sektorin e energjisë

14:20 | 20 Korrik 2026
ardian-gjini-diskuton-me-kryesuesin-e-bordit-te-zrre-se-per-projektet-strategjike-ne-sektorin-e-energjise

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim pune me Kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.

Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të projekteve strategjike që garantojnë stabilitet afatgjatë për vendin.

Ai ka bërë të ditur se në fokus të bisedës ishte rëndësia e jetësimit të projektit të gazsjellësit dhe termocentralit, të cilat, sipas tij, janë alternativa jetike për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë.

“Sektori i energjisë kërkon vizion të qartë dhe vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe ekonomisë sonë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Në fund të postimit, ai ka falënderuar zyrtarët e ZRRE-së për mikpritjen dhe diskutimin profesional./Gazeta10

Komento: