
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i KQZ-së Kreshnik Radoniqi në momentin kur ka bërë edhe zyrtarisht certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Derisa Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në vend të tyre.
“Dje kam pranuar dy email-a nga kandidatët nga radhët e AAK-së. Kandidati Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, të cilët kanë deklaruar se tërhiqen nga pranimi i mandatit të deputetit”, theksoi mes tjerash Radoniqi.